Komisioneri Varhelyi i prerë me BE-në: Hapni kapitujt e parë me Shqipërinë tani!

Komisioneri europian për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi këtë të martë ka folur i prerë, ku i kërkon Këshillit të Unionit Europian të hap kapitujt e parë të negociatave me Shqipërinë.

”Ne shohim që Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për hapjen e kapitullit të parë. Por sërish, janë ata në anën tjetër të rrugës që duhet të marrin vendimin, pavarësisht se kushtet janë përmbushur. Ne e kemi bërë propozimin shumë kohë më parë. Tani është momenti që Këshilli i BE-së të mbajë fjalën e dhënë dhe të tregojë besueshmëri në procesin e zgjerimit. Tani ne dëshirojmë që kapitulli i parë të hapet menjëherë”, tha Oliver Varhelyi, komisioner i BE për zgjerimin.

Të njëjtën energji nuk e pati lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim, duke nënvizuar se një problem i madh është fakti i krizave të vazhdueshme dhe tensioneve.

SHKARKO APP