Akuzat e gazetës së Brukselit/Komisioneri Varhelyi reagon: Kam besim te Soreca dhe Calavera
Para pak ditësh, gazeta e Brukselit, ‘New Europe’ hodhi akuza të forta ndaj Genoveva Ruiz Calavera. Ajo është vartëse e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe drejtuese e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që mbikëqyr procesin e vetingut në Shqipëri.
Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka reaguar për artikujt e publikuara në mediat, përfshi dhe ato në BE, të cilat kanë ngritur pikëpyetje mbi rolin e përfaqësuesve të BE në zhvillimet politike në Shqipëri dhe sidomos për reformën në drejtësi.
Oliver Varhelyi merr në mbrojtjen stafin e tij që monitoron zhvillimet në Shqipëri dhe thotë se akuza të tilla janë të papranueshme.
“Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme. Unë kam besim të plotë në stafin tim dhe qëndroj pranë Drejtorie për Ballkanin Genoveva Ruiz Calavera dhe Ambasadorit të BE, Luigi Soreca. Më lejoni të theksoj gjithashtu: Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit në Shqipëri janë absolutisht thelbësore dhe nuk mund të dalin nga shinat ose të ngadalësohen, pavarësisht presionit”,- shkruan Oliver Varhelyi në një reagim në Twitter.
Një artikull i botuar pak ditë më parë në median New Europe ngrinte dyshime për ndërhyrjen e zyrtarëve në BE në zhvillimet politike në vend dhe reformën në drejtës.
Recent baseless accusations in press&social media are completely unacceptable. I have full trust in my staff, and stand by #WesternBalkans Director @CalaveraRuiz & Ambassador @LSorecaEU. 1/2
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) December 21, 2020