Komisioneri Varhelyi pritet nga Presidenti Meta: Reformat çojnë Shqipërinë drejt BE-së

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Oliver Varhelyi është pritur Presidencë nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, për të zhvilluar një takim. Detajet nga takimi i ka ndarë vetë Komisioneri, i cili ka bërë me dije se i ka prezantuar kreut të shtetit edhe planin e investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor.

“Diskutova me Presidentin Ilir Meta në Tiranë sot në lidhje me Reformat që Shqipëria duhet të marrë për të ecur e sigurtë drejt Bashkimit Europian. Gjithashtu preka Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor”-shkruan ai.

SHKARKO APP