Komisionerja Europiane për Çështjet e Brendshme: Partitë politike të marrin përgjegjësitë për integritetin e kandidatëve në zgjedhje
Gjatë një konference të përbashkët me kryenegociatorin Zef Mazi, Komisionerja e BE për punët e Brendshme Ylva Johansson deklaroi se partitë politike në Shqipëri duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për integritetin e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit.
“Shqipëria po i afrohet zgjedhjeve dhe të gjitha partitë duhet të marrin përgjegjësitë që të kenë integritet të kandidatëve në lista. Ky ka qenë një takim vërtetë shumë i mirë dhe jam këtu për t’ju uruar për këtë progres por sigurisht që akoma më shumë duhet bërë”, u shpreh Johansson.