Komisionerja Marta Kos: Shqipëria mbyll negociatat me BE në vitin 2027

Qeveria ”Rama 3” e ka si kalin e betejës zgjedhore çështjen e Integrimit të Shqipërisë në BE. Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos është shprehur sërish me nota pozitive. Në një intervistë për Radio Televizionin Slloven ajo ka deklaruar se Shqipëria në vitin 2027 do të mbyllë procesin e negociatave.
”Dy shtete nga Ballkani Perëndimor janë në pararojë të procesit të anëtarësimit në BE. Mali i Zi që renditet në krye, vend me të cilin negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2026.
Shqipëria është në vendin e dytë dhe besoj se mund të kalojë vijën e finishit për ti mbyllur negociatat në fund të vitit 2027. Vendimi përfundimtar do të merret nga shtetet anëtare të BE-së.
Jam e vetëdijshme për rëndësinë e jashtëzakonshme të komunikimit sepse nuk mund ta imagjinoj që pasi të kenë përfunduar të gjitha negociatat, shteti anëtar do të thoshte jo, ne nuk e duam atë vend në Bashkimin Europian, prandaj jam optimiste për të dyja shtetet pararojë, Shqipërinë dhe Malin e Zi”,-tha Kos.