Komisionet e Kuvendit si mbledhje fshati

 

Komisioni parlamentar i Sigurisë ka debatuar në lidhje me draftin e paraqitur nga deputetët Mesila Doda e Shpëtim Idrizi për hapjen e dosjeve të komunizmit, ndërsa nuk kanë munguar debatet dhe batutat mes ligjvënësve të pozitës dhe opozitës.

Mesila Doda ka mbrojtur draftin që parashikon edhe Lustracionin, ndërsa i ka kërkuar Kuvendit që të miratojë një rezolutë për dënimin e krimeve të komunizmit dhe figurës së Enver Hoxhës. Në këtë kuadër, Doda ka vënë theksin në dekomunistizimin e shoqërisë, duke shtuar se simbolet e komunizmit vijojnë të përdoren edhe sot.

“E djathta ka kërkuar të zgjidhë çështjen që në 2008, por ligji u hodh poshtë nga Kushtetuesja e cila në atë kohë kishte konflikt interesi. Të ndalojmë përdorimin e simboleve të komuznimit dhe të largohen nga administrate personat e inkriminuar”,theksoi Doda.

Por ndaj të deklaratës së saj ka reaguar deputeti Armando Subashi, i cili me ironi duke iu drejtuar deputetes Mesila Doda i tha se po e kthente mbledhjen e komisionit në një mboledhje fshati.

Debatet kanë vijuar mes ligjvënëses demokrate Mesila Doda dhe kreut të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho. Doda tha se pr/ligji i mbështetur prej saj dhe deputetit Idrizi parashikon përveç hapjes së dosjeve edhe Lustracionin, çka do të bënte që personat e inkriminuar të mos ishin pjesë e administratës, vendimmarrjes dhe e jetës publike.

Por deputeti Braho i është përgjigjur shkurt duke thënë se komunistët kanë mbi 20 vite që qeverisin.

Kundrejt kësaj deklarate, Doda iu drejtua Brahos:  “Atëherë a kemi këllqe t’i heqim”.

Por deputeti i mazhorancës për të mbyllur debatet tha se drafti i mborjtur nga Doda-Idrizi është rrëzuar në Komisionin e Ligjeve dhe tashmë s’ka pse votohet në një komision tjetër.

Deputetët e opozitës në reagimet e tyre kanë shprehur kritika në lidhje me draftin e Qeverisë për hapjen e dosjeve.

Deputeti Flamur Noka e konsideroi nismën e Qeverisë si një farsë, ndërsa theksoi se nëse kjo nismë do të ishte serioze, atëherë i pari që do të largohej nga Parlamenti ishte Spartak Braho.

Doda: Ligji i shoqërisë civile mbështetet dhe nga Idrizi. Janë dy çështje që parashikohen në ligj. Hapja e dosjeve të cilën e djathta është përpjekur ta realizojë ndër vite por u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Nuk ka një dënim kolektiv por shikohet rast pas rasti dhe dëmet që këta persona kanë sjellë. Ne nuk po ndahemi nga e kaluara e kjo shihet edhe sot në politikën shqiptare. Hapi tjetër ka të bëjë me dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare që do të thotë ndalim i simboleve të diktaturës. Le ta nisim nga krimi i vjetër politik. Parlamenti duhet të miratojë një rezolutë të përbashkët. Të ndalohet glorifikimi i së kaluarës.

Luan Rama: Dakord në parim me nismën. Duhet të ishin të pranishëm dhe Ministria e Brendshme dhe SHISH. Nuk është përgjegjëse Ministria e Mirëqenies Sociale

Subashi: Komisioni i Ligjeve ka rrezuar ligjin e sjellë nga dy deputetët dhe është miratuar projektligji i qeverisë. Komisioni i ligjeve është përgjegjës, jo Siguria.

Doda: Atëherë për çfarë janë komisionet e tjera

Luan Rama: Ministria e Mirëqënies Sociale nuk ka tagër të sjellë një ligj të tillë në Kuvend

Braho: A ka pika të përbashkëta me projektin e qeverisë?

Doda: Për hapjen e dosjeve ligjet kanë të përbashkët, shkalla e trajtimit të lustracionit është e ndryshme. Në ligjin e qeverisë parashikohet që nëse do e emëron ose jo një person dhe kjo nuk parashikohet në ligj. Nëse ka vullnet kemi mundësi të gjejmë pikat e përbashkëta.

Braho: Për lustracionin është shprehur Gjykata Kushtetuese.

Noka: Ky ligj që ka ardhur nga qeveria është qesharak, është një paçavure. Nuk ka vullnet për lustracionin. Ka vullnet për të gërryer në sipërfaqe të kaluarën. S’ka lidhje Ministria e Mirëqenies Sociale me ligjin. Me ligjin duhet të merret kryesisht Ministria e Brendshme

Subashi: Komisioni i ligjeve i mori në shqyrtim dy projektligjet. Projekti i shpqërisë civile i mbështetur nga dy deputetë ishte gati i njëjti ligj që Gjykata Kushtetuese ishte shprehur për të në 2008. i vetmi ndryshim kishte të bënte me faktin që nuk parashikohet ndërprerja e mandatit të personave që janë në detyrë.

Noka: Ju keni qëllim informimin kurse ne kemi qëllim pastrimin e figurave.

Subashi: Pojektligji i qeverisë ta sjellim në binarët kushtetues këtë çështje

Braho: Të thërrasim dhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, të Mbrojtjes dhe të SHISH.

SHKARKO APP