Komisionet online për shkak të kaosit, deputeti me kafe e cigare gjatë mbledhjes

Në kafe, makinë, shtëpi dhe zyrë janë disa nga vendet nga ku deputetët dalin dhe marrin pjesë në mbledhjet online të Komisioneve Parlamentare, për shkak se në Kryesinë e Kuvendit grupi i Berishës shkakton kaos.

Më shumë binte në sy fakti që kishte deputetë të cilët ndiqnin mbledhjen dhe ndërkohë edhe i jepnin makinës, si rasti i deputetëve Bujar Çela, Kasëm Mahmutaj dhe Eduart Ndreca.

Flagrante në mbledhjen online të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ishte pjesëmarrja e deputetit demokrat Gëzim Ademaj i cili po pinte kafe e duhan ndërkohë që diskutohej për buxhetin e vitit 2024.

SHKARKO APP