Komisioni Europian: Do dërgohen dy helikopterë për të mbështetur operacionet kundër flakëve në Shqipëri

Komisioni Evropian bën me dije se do të ketë mbështetje për vendet e prekura nga zjarret në rajonet e Mesdheut dhe Ballkanit Perëndimor.

Solidaritet evropian me Italinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që po luftojnë aktualisht me zjarret shkatërruese. Qipro, Çekia, Franca, Sllovenia dhe Holanda po vendosin në gatishmëri aeroplanë zjarrfikës, helikopterë dhe një ekip zjarrfikësish përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile”, thuhet në reagimin në “Twitter”.

Dy helikopterë për të mbështetur operacionet në Shqipëri do të dërgohen nga Çekia dhe Holanda”, thuhet në njoftim.

Kjo është ndihma që na vjen nga Bashkimi Europian në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Brukselit.

SHKARKO APP