Komisioni Europian kundër zgjerimit të BE në 2030, Rama: Autobusi s’mund të bëhet kurrë aeroplan rus
Viti 2030 i propozuar nga presidenti i Këshillit Europian, Charles Mishel si kohë kur BE-ja dhe vendet e rajonit duhet të jenë gati për zgjerimin, nuk është pritur me entuziazëm në Komisionin Europian.
Kryeministri Edi Rama në një qëndrim mbi këtë situatë, thotë se në statusin aktual të punëve të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus.
”Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan. Gjithsesi më besoni, në statusin aktual të punëve të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë është shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të përplaset kurrë”,-shkruan Rama.
Yeah of course, that’s why the bus can never become a plane… Anyhow trust me, at the present status of affairs standing in the EU bus even without a seat is safer then sitting in a Russian plane, because the trip may be too slow and our destination too far, but one thing is sure…
— Edi Rama (@ediramaal) August 29, 2023