Komisioni Europian pro idesë së Ramës për një konferencë Kosovë-Serbi

Placeholder Image

Për tensionet në Veriun e Kosovës, Komisioni Europian mbështet idenë e kryeministrit Edi Rama për një konferencë për Kosovën dhe Serbinë. Presidenti i KE-së, Charles Michel, thotë se është koha të bëhen hapa të qartë drejt normalizimit të situatës mes Kosovës dhe Serbisë. Michel i bëri komentet në prag të një samiti të BE-së, që zhvillon punimet sot dhe nesër në Bruksel.

“Dua të them se ne e mbështesim edhe idenë për të organizuar, sa më parë që të jetë e mundur, një konferencë së bashku me disa shtete anëtare të BE-së”, tha Michel, duke theksuar edhe nevojën e koordinimit me SHBA-në.

“Mendoj se ka ardhur koha të kemi një qasje globale dhe të bëjmë hapa të qartë drejt normalizimit [të marrëdhënieve Kosovë-Serbi]”, tha Michel. “Kjo është shumë e rëndësishme, sepse ne kemi thënë se duam të përpiqemi maksimalisht për të bërë diçka për Ballkanin Perëndimor, së bashku me Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?