Komisioni Evropian dënon dhunën ndaj gazetarëve: Jo sulme dhe intimidime

Mili Xhani

Shoqërimi dhe dhuna ndaj kryeredaktorit të gazetës ”Koha Jonë”, Qamil Xhani nga forcat speciale të Policisë së Shtetit, është dënuar edhe nga Komisioni Europian. Zëdhënësja për çështjet e zgjerimit dhe fqinjësisë së BE-së, Ana Pisonero përmes një qëndrimi për ”Euronews Albania”, thekson se kërcënimi dhe intimidimi i gazetarëve është i papranueshëm.

”Paketa e Zgjerimit për 2020 tregon qartazi nevojën për të pasur zero tolerancë ndaj frikësimeve dhe kërcënimeve kundrejt gazetarëve dhe medias në rajon. Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë të aftë ta bëjnë punën e tyre pa qenë të kërcënuar nga dhuna, sulmet apo intimidimet, për të siguruar që qytetarët kanë akses ndaj informacionit”, thuhet në reagimin e KE.

Tri ditë më parë, dy shoqata të gazetarëve i bënë thirrje autoriteteve të vënë përpara përgjegjësisë punonjësit e policisë të cilët penguan dhe dhunuan gjatë detyrës gazetarin e Ora News, Xhoi Malësia. Gjatë protestës së radhës, të mbajtur dy ditë më parë u shoqërua nga policia edhe kryeredaktori i gazetës ”Koha Jonë”, Qamil Xhani.

SHKARKO APP