Komisioni Hetimor për CEZ, Balla: Do thërrasim Berishën
Është mbledhur sot Komisioni Hetimor për çështjen e CEZ, ku të pranishëm ishin vetëm deputetët e mazhorancës, pasi opozita ka bojkotuar me 10 ditë punimet në Kuvendit.
Në fjalën e tij, deputeti Taulant Balla tha se në kuadër të hetimeve do të thirret ish-kryeministri Berisha dhe ish-ministra të qeverisë së tij.
“Në planin e hetimit do të thirret Berisha dhe ish-ministra të qeverisë ‘Berisha’. Po ashtu do të thirren edhe ish-drejtues të Entit Rregullor të Energjisë”, tha ai.
Po ashtu, Balla ka bërë një përmbledhje të situatës, që prej nënshkrimit të kontratës. Ai tha se dëmi që i është shkaktuar konsumatorit dhe financave të KESH në total kap vlerën e 414 mln eurove.
“Totali i dëmit të shkaktuar konsumatorit dhe financave të KESH sh.a është 414 mln euro ose 57 miliardë 931 milionë e 41 mijë 292 lekë të reja. Duke qenë në në procesin e privatizimit janë përfshiruë shumë institucione të pavarura. Është përgjegjësi i e Kuvendit që përmes këtij komisioni të kryejë një hetim të plotë paralmentar për të evidentuar respektin e legjislacionit dhe mbrojtjes së interesave të shtetit shqiptar gjatë procedurës së privatizimit”, theksoi Balla.
KOHA JONË SONDAZH

