Komisioni Hetimor për ”McGonigal”, PD bëhet bashkë dhe mbledh 41 firma deputetësh demokratë
Pas refuzimit të kryeministrit Edi Rama për të shkuar në interpelancë me opozitën për dosjen ”McGonigal”, bëri që Partia Demokratike të mbledhur firmat e nevojshme për të kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor.
Nga ky reagim kryeministror erdhi edhe fakti që 42 deputetë demokratë janë bashkuar dhe kanë firmosur për ngritjen e këtij komisioni.
PD kërkon ngritjen e këtij Komisioni në mënyrë që të verifikohet ligjshmëria e kontakteve dhe marrëdhënieve të kryeministrit Edi Rama me agjentin e FBI-së, Chareles McGonigal, Dorian Duckën e Agron Nezën, si dhe përfshirja e tyre në marrëdhënie dhe ndërveprim me McGonigal dhe oligarkun rus, Oleg Deripaska.
41 firma nga PD nuk janë pak dhe kjo tregon se mos vajtja e kryeministrit sot në seancë i bashkoi edhe kundërshtarët në PD.