Komisioni hetimor shkon tek inceneratori i Tiranës, Jorida Tabaku: Erdhëm të kapim ndonjë kriminel këtu!
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Hetimor, të kryesuar nga kryetarja, Jorida Tabaku kanë shkuar sot në inceneratorin e Tiranës, atje ku përpunohen mbetjet urbane.
Në një diskutim me përfaqësues të këtij inceneratori Tabaku kërkoi nëse janë të pranishëm pronarët e kësaj kompanie, Klodjan Zoto apo Stela Gugallja. Tabaku ironizoi duke thënë se mos gjenden aty meqë janë në kërkim ndërkombëtar.
Pjesë nga bashkëbisedimi
Tabaku: Paratë janë marrë nga 2018-ta deri në 2020 investitori nuk ka bërë asnjë investim
Përfaqësi i inceneratorëve: Jo ka bërë disa investime për të parandaluar krimet mjedisore.
Tabaku: Ministria e Financave që ka dhënë këtë kontratë thotë se duhej të ishte bërë investime 100% por që është bërë 30%.
Përfaqësi i inceneratorëve: Janë bërë investime.
Tabaku: Pse thotë Ministria e Financave që nuk zbatuar 100% investimet?
Përfaqësuesi i kompanisë: Po flisni si opozitë.
Tabaku: Po flas me letra shteti, jo si opozitë. Ku ndodhen Stela Gugallja, Mërtiri?
Përfaqësuesi i kompanisë: Nuk i njoh.
Tabaku: Unë thash se erdhëm që erdhëm, mos gjenim ndonjë kriminel këtu se janë në kërkim ndërkombëtar. Kam ardhur dhe herë të tjera këtu, dhe jam rrethuar me makina, sikur të isha kriminele, dhe në fakt grupi i strukturuar kriminal ishte këtu.