Komisioni i Garancive Statutor përgjigje Dades, Blushit dhe Hafizit

Zgjedhja e kreut të PS është atribut i i kongresit të partisë. Ky është konkluzioni i Komisionit të Garancive Statutore.

Ky vendim i Komisionit të Garancive Statutore, erdhi pas kërkesës së drejtuar nga Rexhep Mejdani, Tritan Kalo, Arta Dade etj,  për zbatimin dhe interpretimin e shkeljeve të konstatuara të Statutit të PS.

“Kongresi Zgjedhor i thirrur, mund të ndryshojë rendin e ditës së mbledhjes së tij me shumicë votash, si dhe ka të gjitha kompetencat dhe tagrin për të realizuar çdo ndryshim të Statutit, përfshirë mënyrën dhe procedurat e zgjedhjes së organeve qëndrore, nëpërmjet zgjedhjes sipas parimit “një anëtar një votë” apo sipas parimit të zgjedhjes nga organet përfaqësuese. Mënyra e zgjedhjes së Kryetarit të PS është atribut dhe kompetencë e Kongresit të Partisë, nga ku burojnë edhe Statuti dhe Programi”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?