Komisioni i jashtem flet kunder Ramës me dyer mbyllur, por u rregjistruan
Në pritje të mbërritjes së ministres së Kulturës Mirela Kumbaro i e cila ishte thirrur në Komisonin e Jashtëm një seancë dëgjimore me deputetët mbi debatin e zhvarrosjes së eshtrave të piktorit Ibrahim Kodra, deputetët kanë shkëmbyer batuta edhe mbi një tjetër çështje të nxehtë të momentit, siç është Statuti i PS-së. Në debate janë përfshirë edhe demokratët, ku Kastriot Islami i është drejtuar medias duke u thënë: Ikni tani se kemi një debat për statutin.
Katriot Islami-medias: Ikni tani se kemi një debat për statutin.
Jozefina Topalli: Ne nuk përzihemi në çështje të brendshme.
Kastriot Islami: Mua më pëlqen shumë Don Kishoti me Sanco Pançon. Si ishte ajo e Pandit dje?
Arta Dade: Pandi në respektim të statutit është bërë kryeministër. Ja mediat mua më duan për këto gjëra. Se si kryetare komisioni nuk më nxjerrin asnjëherë. Tani janë shumë të interesuar.
Eduard Selami: Kanë të drejtë.
Dade: Po ju them një të vërtetën, Pandi është bërë kryeministër në 98 për shkak të zbatimit të statutit. Meqë kryetari i partisë dhe ish-Kryeministri dha dorëheqjen, në zbatim të statutit kryeministër u bë numri dy i partisë. Ai ishte sekretar i përgjithshëm.
Islami: Nuk është e njëjta situatë. Pandi është njësoj si ky (Blushi). Ai në fillim deshi t’i ndante, pastaj t’i bashkonte. Mban mend? Se unë kam pak vështirësi me gjuhën. Tha ai që Blushi ka të drejtë por unë jam me Ramën?
Dade: Tha që mbështet Blushin për shkeljet statusore por unë jam me Ramën.
Selami: Më fal, por kur ky ka të drejtë, si mund të jetë me atë tjetrin?
Dade: Nuk jemi në një ndeshje futbolli këtu për t’u ndarë se me cilin je? Të gjithë duhet të jemi me statutin dhe me zbatimin e statutit dhe të ligjit.
Islami: O Eduard, ai është vemje ai. S’mban përgjegjësi për ato që thotë.
Dade: Kjo është jashtë mbledhjes.
Dule: Ky do jetë lajmi kryesor nesër.
Islami: Po ja të pimë dhe kafen, të bëjmë dhe lajmin. Blushi është Don Kishoti, Eduardi është Sanco Panço.
KOHA JONË SONDAZH

