Komisioni i Ligjeve voton draftin për Kodin e ri Zgjedhor. 1/3 e listës e mbyllur, i hapet rruga votës së emigrantëve

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, votuan në Komisionin e Ligjeve draftin për Kodin e ri Zgjedhor që mundëson votën e emigrantëve dhe 1.3 e listave të mbyllura. Me vetëm një votë kundër dhe të gjitha të tjerat pro, anëtarët e Komisionit të Ligjeve miratuan draftin e propozuar për Reformën Zgjedhore. Për gati 5 orë, mbledhja e Komisionit u shoqërua me debate mes anëtarëve. Veçanërisht, ishte Enkelejd Alibeaj ai që ngriti tonet kundër draftit të përbashkët PS-PD, të cilin e quajti pazar për të ruajtur karriget.

“Ajo se çfarë po bëhet sot, nuk është se po bëhet një Reformë Zgjedhore e minutës së fundit, me një Pazar të bërë natën fshehtas, sot po i dhurohet mandati i katërt Ramës në tavolinë. S’ka nevojë sot më për zgjedhje, e ka marrë, e ka blerë pushtetin dhe mandatin e katërt. Dhe bashkë me të mbetet e vetmja gjë, si të ruajmë ndonjë karrige për vete”, tha Alibeaj.

Sa i takon propozimit për mbylljen e listës me 1/3, partitë e vogla opozitare, mes tyre edhe Alibeaj, kërkuan që lista 100% e hapur të jetë opsionale për partitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të lini opsion për partitë e tjera që nëse duan t’i lënë 100% të hapura, kjo adreson të gjitha shpresat e shoqërisë”, tha Adriatik Lapaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të paktën të jetë e mundshme, të lihet fakultative për çdo subjekt politik, kush do ta ketë të hapur ta ketë të hapur”, tha Mediu.

Por, PS është e prerë në këtë pikë, ku deputeti Damian Gjiknuri tha se ligji do të jetë uniform për të gjitha partitë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?