Komisioni i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Pjesa tjetër e opozitës po çon ujë në mullirin e Ramës

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj thotë se mazhoranca është e prirur të bëjë ndryshime ligjore për ligjin elektoral, vetëm në interes të saj. Komentet Alibeaj i bëri në Euronews Albania, ku tha se ai përfaqëson vetëm PD në Komision, por shtoi se është pro përfaqësimit edhe të rrymave të tjera opozitare.

“Komisioni i Reformës Zgjedhore është i prirur mesa duket që të bëjë ndryshime ligjore vetëm në interes të mazhorancës, dhe jo si një marrëveshje politike konsensuale më të gjithë spektrin politik.

Edhe një pjesë e opozitës, e përfaqësuar plotësisht në Komision, me veprimet e veta i çon ujim mullirit të Edi Ramës. Unë e kam thënë gjithmonë, unë përfaqësoj vetëm një pjesë të opozitës, përfaqësoj PD. Do të ishte gabim të merrja përsipër edhe interesat e partive të tjera opozitare.

Më herët ka qenë kërkesa jonë, pra e PD, që në Komision të përfaqësoheshin edhe partitë e tjera opozitare, Partia e Lirisë, PR, PDIU, etj, sepse duhet të përfaqësohen të gjitha flukset opozitare”, tha Alibeaj.

SHKARKO APP