Komisioni i Rithemelimit i PD-së: Me 8 janar të gjithë te zyrat e Selisë BLU të çlirojmë partinë nga pengBasha!

Komisioni i Rithemelimit i PD-së ka reaguar për situatën e sotme, ku disa prej deputetëve që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha nuk arritën të hyjnë brenda partisë. Sipas këtij Komisioni, Lulzim Basha i ndihmuar nga Edi Rama në vend që të zbatonte vendimin e 44 mijë anëtarëve për t’u larguar, zgjodhi të kthejë në një bunker selinë e PD. Komisioni fton të gjithë demokratët që të bashkohen në protestën paqësore të datës 8 Janar, para Selisë së Partisë Demokratike, me moton “Jo bunker i Pengut po Shtëpi e Demokratëve”.

Njoftimi i plotë i Komisionit te PD:

Sot skadoi afati i caktuar me tolerancë dhe civilitet nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, për lirimin e zyrës së kryetarit të PD-së nga ana e Lulzim Bravës, pas shkarkimit të tij me votën e lirë, nga 4446 delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD-së, të datës 11 dhjetor 2021 dhe nga 44 mijë anëtarë të PD-së, që morën pjesë në Referendumin e Partisë Demokratike të datës 18 Dhjetor 2021.

Në vend të respektimit të këtij afati, deputeti Lulzim Basha, peng mjeran i Edi Ramës për aferat e tij, reagoi në mënyrën më të turpshme e kriminale. Ai shfrytëzoi ditët e afatit tolerant, jo për të mbledhur rraqet e veta por për të blinduar dyer, hyrje e dritare të Selisë së demokratëve shqiptarë, sikur ta kishte pronë private, njëlloj dhe me të njëjtin projekt si Pengmarrësi i tij, ndërtesën e Kryeministrisë.

Ky akt i pashembullt në historinë e një force politike, është përdhosje e selisë së PD, votës së 4446 delegatëve të Kuvendit Kombëtar dhe 44 mijë anëtarëve të Partisë Demokratike, të gjithë demokratëve që nga themelimi i PD-së, si dhe i të rënëve të kësaj partie në këto 30 vite.

Komisioni fton të gjithë demokratët dhe demokratët e Shqipërisë të bashkohen, në protestën paqësore të datës 8 Janar, para Selisë së Partisë Demokratike, me moton “Jo bunker i Pengut po Shtëpi e Demokratëve”, të firmosin kështu rikthimin e Selisë së PD në Shtëpinë e Lirisë së demokratëve dhe simbolin e shpresës, për mbarë shqiptarët.

SHKARKO APP