Komisioni i Rithemelimit jep shifrat e pjesëmarrjes: Fluks shumë i madh në Shkodër

Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale njofton se procesi në të 6 degët ku po zhvillohen votimet për primaret po ecën normalisht.

Sipas komisionit, ka një interesim të madh të demokratëve për të zgjedhur kandidaturën që do t’i përfaqësojë ata në zgjedhjet vendore të datës 6 mars 2022.

Po ashtu Komisioni njofton se për shkak të fluksit shumë të madh të votuesve në Qendrën e Votimit në Qytet Shkodër, pjesëmarrjen e kësaj dege do ta njoftojmë në një kohë më të vonë.

Pjesëmarrja deri në orën 10:30:

Dega Dibër: 220

Dega Durrës: 340

Dega Vorë: 120

Dega Rrogozhinë: 110

Dega Lushnjë: 160

SHKARKO APP