Komisioni i Rithemelimit kërkesë ILD-së: Të shkarkohet gjyqtarja Blerina Muça

Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metanit, shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Blerina Muça, e cila pranoi ankimin e kryetar të komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj kundër vendimit të Shkallës së Parë, që njohu statutin e dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

Komisioni i Rithemelimit ka kërkuar nga ILD-ja, hetimin e gjyqtares Muça dhe marrjen e masës së ”pezullimit nga detyra”, duke i kujtuar se Komisioni i Rithemelimit është i vetmi institucion që drejton Partinë Demokratike.

PD-ja akuzon Blerina Muçën se në kundërshtim me ligjet dhe praktikën ligjore, ka pranuar një padi të Enkelejd Alibeajt, i cili nuk ishte as palë në çështjen për të cilën kërkon pezullimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili ka njohur Komisionin e Rithemelimit si autoriteti zyrtar që drejton PD-në.

SHKARKO APP