Komisioni i Sigurisë përfshihet në debate për përgjimet
Çështja e pajIsjes “IMSI chatcher”, dhe pretendimet e opozitës se kjo pajisje është përdorur për përgjime telefonike është rikthyer sërish në vëmendje. Komisioni hetimor parlamentar për pajisjen ‘IMSI chatcher’ është mbledhur paraditen e sotme me pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.
Sipas deputetëve socialiste, Paulin Stërkaj dhe Pjerin Ndreu, është e kotë që komisioni të vijojë punën, ndërkohë që hetimet po zhvillohen nga prokuroria. Nga ana e tij, kryetari i komisionit, deputeti i PD-së Flamur Noka tha se opozita disponon të dhëna për shkeljen e sigurisë kombëtare përmes përdorimit të pajisjes për përgjim, dhe sipas tij ,komisioni hetimor nuk cënon hetimet e prokurorisë.
DEBATET NE KOMISION
Flamur Noka: Ka të bëjë edhe me cënimin e sigurisë kombëtare. Pajisja mund të jetë përdorur për të përgjuar drejtues institucionesh. Mund të ketë ndërhyrje ne kemi propozuar rregulloren e komisionit hetimor.
Rezulton që pikat e marrëveshjes me Interforcën kanë të bëjnë me trajnimet dhe nuk kanë asnjë pikë që flitet që strukturat e policisë së shtetit mund të fusin ndonjë pajisje në mënyrë të paligjshme dhe ta përdorin atë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.
Në fund nga ana jonë ka rezultuar se është kjo pajisje, mund dhe të jetë përdorur për të përgjuar drejtues shteti, deputetë, politikanë, diplomatë, prokriorë, gjyqtarë, gazetarë, biznesmenë. Nga informacionet që opozita ka disponuar dhe disponon, rezulton se mund të ketë ndërhyrje disa herë në segmentin e aparatit fundor antenë ligjore të pajisjes, çka nënkupton se aparatë celularë të ndryshëm mund të kenë qenë nën administrimin e kësaj pajisje.
Është përdorur jo thjesht për praktikë, por për efekte të punës së përgjimit dhe monitorimit. Mjeti sëbashku me pajisjen e montuar ka lëvizur nga një specialist shqiptar i policisë shqiptare në disa pika të territorit të Tiranës dhe vendit. Ka dokumenta që është futur në disa institucione. Mund të ketë kryer dhe ka kryer veprime të pautorizuara dhe pa asnjë urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme.
Pajisja nuk ësktë përdorur vetëm nga oficerët italianë të Interforcës për trajnime. Është përdorur nga punonjës të policisë shqiptare pa praninë e oficerëve dhe autoriteteve italiane.Të gjitha këto fakte dhe prova në dhunim flagrant të Kushtetutës, ligjit, lirive dhe të drejtave të njeriut.Nga ana e autoriteteve tona me futjen dhe përdorimin e kësaj pajisje është kryer krim.Në gjykimin tonë është cënuar rëndë siguria kombëtare.
Paulin Skërkaj: Meqë ju paskeni prova dhe materiale të pota që përgjimi është realizuar, t’ja vini në dispozicion prokurorisë dhe të mbyllet hetimi jonë. Nuk kuptohet edhe komisioni edhe hetimi, duket sikur s’ka për të funksionuar kështu.
Flamur Noka: Ka një gjë që duhet ta sqarojmë mirë. Komisionet hetimore të ngritura nga kuvendi nuk janë objekt i prokurorisë. Ne nuk kemi asnjë përplasje me prokurorinë. Pasi të mbledhim të gjithë dokumentacionin, faktet dhe provat që do të mbledhë ky komision, do ta gjykojmë pasi të përpilojmë raportin që mund t’ia dërgojmë apo jo prokurorisë. Janë cënuar të drejtat e njeriut dhe deri siguria kombëtare.
Pjerin Ndreu: Gjatë gjithë asaj që fole të kam nënvizuar disa gjëra. Fryma e komisionit duhet të jetë një frymë bashkëpunimi, por që duhet të bien dakord për një gjë, jemi në fazën e dyshimit. Nuk na lejohet të fillojmë një komision hetimor me terma të tillë. Ne s’kemi provuar asgjë deri tani. Të gjitha termat duhet të bëhen dyshohet se. Termat duhet të ndryshohen dhe të bëhen: Dyshohet se… Nëse ti ke fakte, ne akoma nuk jemi të bindur. Për këtë histori ka një hetim, duhet t’i drejtohemi me një shkresë Prokurorisë deri në ç’fazë janë hetimet dhe sa na lejohet ne që disa nga personat që keni shkruar për ti thirrur këtu, dhe të thirren nga Komisioni Hetimor se mos gjatë pyetjes ne nxjerrim sekret hetimor dhe dëmtojmë rëndë hetimet, duhet të jemi në harmoni.
Keltis Kruja: Hetimin penal e kryen prokuroria, ne na takon kjo ngjarje, pasi mund të ketë cënuar sigurinë kombëtare. Na takon të zbardhim të vërtetat e kësaj ngjarje pa cënuar hetimet e prokurorisë. Komisionin e kemi kërkuar ne si opozitë dhe jemi nisur nga prova, informacione quajeni si të doni, që kemi ne për shqetësimin që kemi pasur për ekzistencën e këtij aparati. Kemi bërë dhe seanca dëgjimore.Nuk janë konkluzionet finale.Tani fillon punën Komisioni, plani është paraprak. Ka një hetim Prokuroria. Le të vinë të dëshmojnë prapë, kush është sekret hetimor sigurisht është sekret.Prokuroria ka punën e vet, ne nuk jemi komision që bëjmë hetim penal. E kryen Prokuroria.Përfundimet finale nëse biem dakort është mirë të bëjmë një raport final, nëse nuk biem dakort do shkojmë me dy raporte.Përfundimet që do nxjerrim do t’i çojmë në Prokurori dhe Prokuroria do të bëjë punën e vet.
Asllan Dogjani: Vetë këtu Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë kanë pranuar disa fakte, se ekziston një pajisje dhe kanë thënë se është përdorur për trajnim të punonjësve të policisë.
Pjerin Ndreu: Hajde të shkojmë të faktet, nëse i keni nxirrini gjatë Komisionit por jo në planin paraprak.
Flamur Noka: Opozita disponon të dhëna të arsyeshme dhe fakte ndaj ka kërkuar Komisionin.Ju si mazhorancë nuk i dispononi.
Xhemail Qefalia: Ju këtu nuk jeni kryetari i PD, jeni kryetar i Komisionit. nuk do ta ofrojmë këtë mundësi.
Flamur Noka: Kryetar i PD është Lul Basha, unë jam kryetar Komisioni, po ma ofrove këtë mundësi ma ofron tek PS. Nuk vi unë, nuk kam lidhje me ju.
Xhemail Qefalia: Do drejtosh Komisonin Hetimor. Materialet që keni hidhini në tavolinë.Duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët.
Paulin Stërkaj: Zoti Flamur, se kam respekt për ju. Mendoj që mos me e politizu shumë këtë situatë. Se këtu bëhët fjalë se dikush ka shkelur ligjin sipas jush. mos ta politizojmë. Të gjithë bashkë jemi për me e hetu këtë çështje. Po mos thuaj detyra e opozotës është me e bë këtë, apo atë.
KOHA JONË SONDAZH

