Komisioni i Venecias: Vetingu? Masë ekstreme por e domosdoshme

Ndërsa pritet që Komisioni i Venecias të njihet zyrtarisht me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për një interpretim ligjor mbi ligjin e vetingut, ky institucion më herët  ka sjellë në vendin tonë një opinion për këtë çështje në raportin e ndërmjetëm për reformën në drejtësi, ku e përshkruan të gjithë procesin si “radikal por që mund të shpjegohet me nivelin e jashtëzakonisht të lartë të korrupsionit në sistemin gjyqësor në Shqipëri”.

Kjo situate në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë, – thuhet në opinionin Venecias, kërkon masa urgjente dhe radikale. Në vijim të argumentimit ligjor ekspertët e Venecias sqarojnë se një process i tillë nuk do të këshillohej në kushte të tjera normale, sepse ai krijon tensione të mëdha brenda sistemit të drejtësisë, destabilizon punën e gjyqsorit, nxit mosbesimin në sistemin e drejtësisë, zhvendos vëmendjen e magjistratëve në punën e tyre dhe , si çdo masë tjetër emergjente, krijon rriskun e kapjes së sistemit të drejtësisë nga forcat politike të cilat kontrollojnë procesin.

Më poshtë paragrafi për Vetingun të publikuar në raportin e ndërmjetëm në Komisionin e Venecias, gjatë procesit këshillimor në kuadër të reformës në drejtësi:

Swiss Digital Desktop Reklama

E. Vlerësimi (vetting) i gjyqtarëve dhe prokurorëve ekzistues

Swiss Digital Mobile Reklama

97. Nenet 58 et seq. i shtojnë Kushtetutës një Shtojcë me titull “Vlerësimi Kalimtar i Kualifikimit për Gjyqtarët dhe Prokurorët” që parashikon procesin e vlerësimit të kualifikimeve (vetting) të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë nga Komisione të Pavarura Kualifikimi (KPK) të ngritura posaçërisht. Ky ndoshta është propozimi më radikal i Projekt Amendamenteve dhe për pasojë kërkon vëmendje të posaçme.

98. Nevoja e procesit të vetting shpjegohet nga një supozim – të cilin e ndan secili prej bashkëbiseduesve që u takua me raporterët në Tiranë – që niveli i korrupsionit në gjyqësorin shqiptar është jashtëzakonisht i lartë dhe situata kërkon masa urgjente dhe radikale. Çështja është nëse ky konsensus i gjerë krijon një bazë të mjaftueshme për t‟ia nënshtruar të gjithë gjyqtarët (përfshi ata të ndershmit) rivlerësimit, pavarësisht nga rrethanat specifike të secilit gjyqtar individual. Kjo është një çështje nevoje politike dhe Komisioni i Venecias nuk është në pozicion të deklarohet lidhur me të. Megjithatë, duhet mbajtur në mend se një zgjidhje e 36 Shih CDL-AD(2013)007, Opinion mbi Projekt Amendamentet për Ligjin Organik mbi Gjykatat e Juridiksionit të Përgjithshëm të Gjeorgjisë, §§67 et seq.; por shih edhe zhvillimin e pozicionit të Komisionit të Venecias, sidomos në lidhje me zëvendësimin e anëtarëve ex officio në organet e reformuara në CDL-AD(2014)028, Opinion mbi Projekt Amendamentet në Ligjin për Këshillin e Lartë Gjyqësor të Serbisë, §§71-75. [Shqiptarja.com] tillë radikale do të ishte e pavend në kushte normale, sepse krijon tensione të jashtëzakonshme brenda gjyqësorit, destabilizon punën e tij, rrit mosbesimin publik tek gjyqësori, devijon vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë e jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga forca politike që kontrollon procesin.

99. Komisioni i Venecias kohët e fundit ka pasur mundësinë të shqyrtojë një situatë shumë të ngjashme në Ukrainë. 37 Në atë rast, opinioni i Komisionit të Venecias ishte si më poshtë: “72. […] përfaqësuesit e autoriteteve dhanë shpjegime të hollësishme lidhur me qëllimin e kësaj dispozite. Ata nënvizuan problemet madhore si me korrupsionin ashtu edhe me inkompetencën mes gjyqtarëve të cilat janë rezultat i ndikimit politik në emërimet e gjyqtarëve në periudhën paraardhëse. Gjithashtu, përfaqësuesit e autoriteteve po ashtu theksuan një mungesë thuajse totale të besimit të publikut në ndershmërinë ose në kompetencën e gjyqësorit. Sipas përfaqësuesve të autoriteteve, në këto rrethana, zgjidhja ishte midis shkarkimit të të gjithë gjyqtarëve dhe ftesa që të riaplikonin për postet e tyre (çka nuk do të ishte e preferueshme) ose vlerësimi i tyre në mënyrën e propozuar tani nga Neni 6 kalimtar. 73. Nëse situata është siç përshkruhet nga përfaqësuesit e autoriteteve, mund të jetë edhe e nevojshme edhe e justifikuar që të ndërmerren masa të jashtëzakonshme për t‟i korrigjuar këto mangësi. Masa të tilla të jashtëzakonshme duhet të synojnë të identifikojnë gjyqtarët individualë që nuk janë të përshtatshëm për të mbajtur një post gjyqësor. Në këtë drejtim, shkarkimi i çdo anëtari të gjyqësorit emëruar gjatë një periudhe të caktuar nuk do të ishte një zgjidhje e përshtatshme për problemet e përmendura nga autoritetet. Është veçanërisht kështu në rastin e gjyqtarëve që ishin emëruar në mënyrë të ligjshme në një vend që kishte një sistem demokratik, edhe pse të papërsosur në shumë aspekte dhe që kishte lejuar ndikim të madh politik në emërimin e gjyqtarëve. 74. Megjithatë, një masë e tillë si vlerësimi i kualifikimeve siç parashikohet në Nenin 6 kalimtar duhet trajtuar si tërësisht i jashtëzakonshëm dhe i duhet nënshtruar masave mbrojtëse shumë shtrënguese për të mbrojtur ata gjyqtarë që janë të përshtatshëm për të mbajtur postet e tyre.”

100. Komisioni i Venecias beson se një masë e ngjashme drastike mund të shihet si e përshtatshme në kontekstin shqiptar. Megjithatë, mbetet një masë e jashtëzakonshme. Të gjitha rekomandimet pasuese në këtë opinion të ndërmjetëm bazohen mbi supozimin se vlerësimi tërësor i gjyqësorit dhe shërbimit të prokurorisë ka mbështetje të gjerë politike dhe publike në vend, që është një masë e jashtëzakonshme dhe rigorozisht e përkohshme, dhe që kjo masë nuk do të këshillohej për vende të tjera ku problemi i korrupsionit brenda gjyqësorit nuk kishte arritur atë nivel.

101. Procesi i vetting përshkruhet në Shtojcën e Kushtetutës. Kjo teknikë është ligjërisht e mundur: zgjedhja tregon karakterin e jashtëzakonshëm dhe të përkohshëm të procesit të vlerësimit (vetting). Thënë kjo, Komisioni i Venecias gjykon se Shtojca është tepër e gjatë dhe e tejmbushur me hollësitë cilat normalisht duhen rregulluar në nivelin legjislativ dhe jo kushtetues. Gjithashtu, duhet të ketë një dispozitë ku Shtojca do të pushonte së qeni pjesë e 37 CDL-AD(2015)007, Opinion i përbashkët i Komisionit të Venecias dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Drejtave të Njeriut dhe Sundimit të Ligjit për Ligjin mbi Gjyqësorin dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe amendamentet për Ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë të Ukrainës. [Shqiptarja.com] 26 CDL-AD (2015) 045 Kushtetutës në një datë të caktuar në të ardhmen dhe do të hiqej nga çfarëdo tekstesh të Kushtetutës botuar pas asaj date.

102. As “data e skadimit” për Shtojcën nuk është shumë e qartë. Komisioni i Venecias vëren se sipas Nenit 61 të Projekt Amendamenteve, mandati i KPK mbaron më 31 dhjetor 2019. Megjithatë, kohëzgjatja e mandatit të KPK mund të zgjatet nga një shumicë e thjeshtë e Parlamentit (shih frazën e fundit të Nenit 61). Kjo është një normë potencialisht e rrezikshme: së pari, krijon rrezikun e transformimit të procesit të vlerësimit (vetting) në një rregullim de facto të përhershëm, paralel me mekanizmat e zakonshëm të llogaridhënies. Projekt Amendamentet duhet të bëjnë të qartë se pasi një gjyqtar kalon procesin e vlerësimit, llogaridhënia e tij/saj do të rregullohet më tej nga rregullat e zakonshme që gjenden në Kushtetutë dhe në legjislacionin zbatues. Mandati i KPK mund të zgjatet vetëm nëse procesi i vlerësimit nuk është përfunduar për arsye objektive (p.sh. nuk kanë kaluar nëpër të të gjithë gjyqtarët). Së dyti, mundësia për zgjatjen e mandatit mund të ndikojë pavarësinë e komisionerëve: është diçka e mirënjohur që zgjatja eventuale ose riemërimi i bën postmbajtësit të përputhen më shumë me autoritetin që e vendos këtë. Prandaj, kushtet në të cilat mandati i komisionerëve zgjatet duhen përshkruar në ligj dhe ky vendim duhet t‟i përkasë një shumice më të madhe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?