Komisioni i Venecias “zbarkon” në Tiranë

Një delegacion faktmbledhës do të dërgojë në Tiranë, Komisioni i Venecias. Kjo për të kuptuar dhe më pas për përgatitur opinionin për Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Duket se kjo nismë e PS-së do të kalojë në një kalvar të gjatë, sa kohë që Gjykata Kushtetuese është inekzistente.

Gjatë takimeve me palët e përfshira në këtë proces, delegacioni do të kërkojë më shumë sqarime për të formuar një opinion të plotë mbi 8 pyetjet e drejtuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

Me shumë gjasa as shtatori nuk do të bëjë të mundur ngritjen e Kushtetueses, pasi KED ende nuk i ka dërguar rankimin e kandidatëve Kuvendit dhe Presidentit. Gjykata e Lartë duhet t’i rikthehet vetë normalitetit që të bëjë Kushtetuesen funksionale. Për këtë arsye shkarkimi i Ilir Metës do të jetë një kalvar i gjatë procedurash për Partinë Socialiste.

Burimi: RTV Ora News

SHKARKO APP