Komisioni për 25 prillin, Bardhi: Mund të ndihmojë SPAK-u

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, thotë se ka pengesa artificiale nga mazhoranca për të bllokuar punën për Komisionin Hetimor të 25 prillit.

”Kishte një tendencë nga PS për të bllokuar punën. Sot kishte një reflektim të tyre. Më në fund miratuam miratimin e rregullores dhe zgjedhjen e sekretarit. Pengesat artificiale nuk kanë penguar punën e komisionit. Ne kemi paraqitur një sërë kërkesash për të mbledhur informacion në institucionet shtetërore. Puna ka nisur me elementë të evidentuar në raportin e OSBE/ODIHR dhe tashmë është faktuar se në zgjedhjet e 25 prillit shteti dhe partia në pushtet u shkrinë në një”,-tha në ”A2cnn”.

Çfarë mund të bëjë më shumë komisioni hetimor se SPAK-u për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit?

”Çdo element që do të verifikohet nga komisioni do të paraqiten pranë prokurorive respektive. Hetimi parlamentar mund të ndihmojë SPAK në funksionin e tij kushtetues të ndjekjes penale, siç ka ndodhur edhe në çdo komision hetimor do të ketë në përfundim të tij një raport të plotë”.

SHKARKO APP