Komisioni për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: Jemi të hapur për bashkëpunim
Është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit, Komisioni për Reformën Zgjedhor. Në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet kalendari i punimeve.
Komisioni miratoi programin që në kalendarin e punës të diskutohet edhe për sistemin zgjedhor për pushtetin lokal. Pavarësisht vendimit të marrë në Zgjedhore, pati diskutime mes dy bashkëkryetarëve, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.
Damian Gjiknuri deklaroi se gjithçka varet nga komisioni i Reformës Territoriale. Ndërsa Alibeaj tha se ka hapësirë për të diskutuar edhe për sistemin zgjedhor në pushtetin lokal.
Pjesë nga diskutimi
Alibeaj: Të diskutojmë çështjet e sistemit zgjedhor edhe për pushtetin lokal. Le ta fusim në kalendarin e punës dhe këtë çështje.
Gjiknuri: Komisioni ka për synim trajtimin e problematikave të evidentuara të OSBE ODIHR-it për vitin 2022. Politikë bëjmë sa të duash. Ky është objekti i punës. Ne kemi pranuar, që dhe çështje jashtë rekomandimeve le ti adresojmë. Unë s’po shpik metodë të re, por po i qëndroj besnik atyre parimeve që kemi thënë deri më sot. Për qeverisjen vendore, thuhet se për propozimet që do vijnë nga propozimet e territoriales, mund të biem dakord ti diskutojmë reflektimet në procesin zgjedhor.
Eksperti Madhi: Ka një keqkuptim. Ne s’po flasim për ndryshim sistemi, ne flasim për nenin 184, që u ndryshua në tetor të 2021. Së dyti, unë them që duhet të mirëkuptohemi dhe për disa tematika që janë të ndjeshme për mënyrën se si do të riformatohet sistemi i ri. Unë flas për nenin 163 të kodit zgjedhor për ndarjen e mandative në këshillat bashkiak. Në zgjedhjet vendore, është paraparë me listë të fiksuar, pari e dy dyti, sipas radhës, por ne do e mbajmë kështu, apo sipas atij vendimi të gjykatës kushtetuese, që thotë sipas listës prefernciale.
Alibeaj: Jemi prakitikisht dakortë me këtë formë që sapo parashtruat. Kështu jemi dhe korrektë që puna të vijoj në dakordësi.