Komisioni për Tahirin, ja deputetët e PS që do ta mbrojnë

Zbardhen emrat e deputetëve socialistë që do të jenë pjesë e Komisionit hetimor për çështjen Tahiri. Komisioni në fjalë do të drejtohet nga Nënkryetari i Kuvendit, demokrati Edi Paloka.

Ndërsa si pjesë përbërëse e tij, PS-ja ka propozuar: Ermonela Felaj, Klotilda Ferhati, Pjerin Ndreu, Paulin Sterkaj Xhemal Qefalia dhe Bashkim Fino. Nënkryetare e Komisionit do të jetë deputetja e PS-së, Felaj. Anëtarë nga PD-ja janë Enkelejd Alibeaj, Myslim Murrizi Flamur Noka, Edi Paloka, ndërsa nga LSI-ja do të jetë Endrit Brahimllari.

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative të organeve të pushtetit legjislativ apo ekzekutiv në çështjen për të cilën akuzohet ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?