Komisioni për TIMS, Salianji: Dëshmia e Ballës të bëhet me dyer të hapura. Socialistët dalin kundër

Këtë të martë është mbledhur Komisioni Hetimor për sistemin TIMS në dogana, për të dëgjuar dëshmitë e ministrit të Bredshëm, Taulant Balla, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, person i marrë në hetim nga SPAK për hakërimin e sistemit dhe vjedhjen e të dhënave.

Kreu i Komisionit, deputeti i Rithemelimit, Ervin Salianji kërkoi që dëshmia e Ballës të zhvillohej me dyer të hapura, por kundër u shprehën socialistët. Salianji tha se është jetike për demokracinë përballjet e hapura dhe transparenca e plotë për një çështje e cila kërkon hetim serioz.

Salianji: Është jetike, e domosdoshme për demokracinë që të ketë përballje të hapura, por për të mos bllokuar punën e komisionit kemi votuar që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura, por siç e citoj vendimin e ndërmjetëm, pa patur nevojë për t’u pajisur me certifikata sigurie të deputetëve. Mbledhja me dëshmitarin e parë Taulant Balla, ministër i Brendshëm, nuk ka në këndvështrimin tim që të jemi njohur me ndonjë dokument të klasifikuar propozoj që mbledhja të jetë e hapur (hidhet në votim).

Toni Gogu: Dëshmia e Ballës duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura. I kemi bërë kërkesë Këshillit të Rregullores për një sërë çështjesh. Filloni menjëherë nga dëgjimi i ministrit të Brendshëm, duke filluar në këtë mënyrë zyrtarisht hetimin dhe pa u zgjatur shumë në fjalë që populli i barazon me fukarallëk, me fukarallëk të këtij sistemi.

Salianji: Kemi një vendimmarrje të re të ndërmjetme. Mbledhjet duhet të jenë të hapura për transparentë të plotë. Përballja dhe dhënia llogari të plotë. I kemi thirrur për të dhënë llogari. Çështja shqetëson qytetarët, partnerët. I keni bërë kërkesa Kuvendit, shpresoj të mos jenë truke për të penguar procesin, e dhimbshme që një parti politike doni të bojkotoni komisionin siç bëtë herën e kaluar.

SHKARKO APP