Komisioni qesharak i hetimeve parlamentare, ISP publikon procesverbalet: Ulsi Manja “harron” që relatorët ishin zgjedhur një vit më parë
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta i ngritur si shenjë nervozizmi e kryeministrit Edi Rama se u kundërshtua vendimi i tij “brilant” për mbajtjen e votime moniste të 30 qershorit të vitit të kaluar, tashmë ka marrë trajtat e një komisioni qesharak.
Kjo pasi kryetari i hetimeve parlamentare Ulsi Manja një vit më parë, ai dhe anëtarët e këtij komisioni votuan që relatorë të raportit përfundimtar të hetimeve që do i dërgohej Kuvendit për miratim u zgjodhën Klotilda Bushka nga radhët e PS-së dhe Halit Valteri nga radhët e deputetëve të futur në Kuvend që përfituan nga djegia e mandateve të opozitës.
Por një vit më vonë, Ulsi Manja, pikërisht në mbledhjen e sotme që ishte dhe e fundit, deklaroi se relatorët e raportit hetimor çuditërisht ishin ndërruar, pa asnjë procedurë parlamentare. Konkretisht, relatorët, tha Manja, janë Halit Valteri i “opozitës” dhe Alket Hyseni nga radhët e PS-së. Ndërkohë, Manja harroi të shpjegonte se përse dhe si kishte ndodhur ky ndryshim në radhët e socialistëve.
Ky fakt u bë me dije nga Instituti i Studimeve Politike i cili teksa publikon dhe procesverbalet e mbledhjeve në fjalë, thekson se një detaj simbolizon edhe cilësinë e punës së këtij Komisioni: në mbledhjen e sotme të Komisionit drejtuesi i tij nuk ishte në dijeni se përpara një viti ai dhe Komisioni ishin caktuar dy relatorët e çështjes. Në këto rrethana Komisioni me votim në mbledhjen e sotme datë 13 Korrik 2020 votoi caktimin e dy relatorëve për raportin përfundimtar, konkretisht, znj. Bushka dhe z.Valteri! Ironia është se ky vendim për dy relatorët (Hyseni dhe Valteri) është marrë njëherë në mbledhjen e parë të këtij Komisioni më 11 korrik 2019, pra një vit më parë.
Komenti i Institutit të Studimeve Politike
Punët serioze kërkojnë sjellje serioze institucionale! Në parlament sot mbylli aktivitetin e tij hetimor Komision për Kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës. Tani mbetet që më 20 korrik të kalohet raporti final dhe pas ca ditësh edhe në seancë plenare.
Në historikun e parlamentit ky është Komisioni i parë parlamentar për shkarkimin e një Presidenti dhe si i tillë duke qenë objekt i rëndësishëm referimi e studimi në të ardhmen, do të duhej të kishte objekt të qartë, prova të forta, aktivitet profesional, vendimmarrje kushtetuese dhe solemnitet maksimal institucional. I pati këto cilësi? Të gjithë kemi një opinion, me siguri, vetëm një pakicë mund të jetë pohuese. Vendimmarrja e shkruar ende nuk ka ardhur, pavarësisht se jo zyrtarisht vendimi dihet dhe është përcaktuar menjëherë pas daljes së opinionit të Komisionit të Venecias. Por një detaj simbolizon edhe cilësinë e punës së këtij Komisioni: në mbledhjen e sotme të Komisionit drejtuesi i tij nuk ishte në dijeni se përpara një viti ai dhe Komisioni ishin caktuar dy relatorët e çështjes. Në këto rrethana Komisioni me votim në mbledhjen e sotme datë 13 Korrik 2020 votoi caktimin e dy relatorëve për raportin përfundimtar, konkretisht, znj. Bushka dhe z.Valteri! Ironia është se ky vendim për dy relatorët (Hyseni dhe Valteri) është marrë njëherë në mbledhjen e parë të këtij Komisioni më 11 korrik 2019, pra një vit më parë. Foto ilustruese është procesverbali i korrikut 2019! Përsëritja është nëna e dijes, por jo gjithnjë dhe asnjëherë në aktet zyrtare!