Komisioni Rregullator i KQZ-së: Fushata për zgjedhjet e pjesshme lokale nis më 19 shkurt
Politikë E Shtunë, 22 Janar 2022 14:38
Komisioni Rregullator i KQZ-së ka vendosur me shumicë votash, që fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, të nisë në datën 19 shkurt.
Komisioni rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për startimin e fushatës zgjedhore më 7 shkurt, duke i lënë më pak se 1 muaj kohë kohë partive politike për tu përgatitur për zgjedhjet në 6 bashki të vendit.