Komisioni “Tahiri”, deputeti i PS: PD hoqi vëmendjen nga financimet ruse

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia thotë se PD ka kërkuar ngritjen sa më shpejt të komisionit hetimor për “Tahirin”, me qëllim shfokusimin e vëmendjes së opinionit publik nga akuzat për financimet ruse. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, deputeti Qefalia tha se ngritja e këtij komisioni u bë me vullnetin e mazhorancës.

“PD kërkon të shfokusojë vëmendjen e opinionit publik nga akuzat për financimet ruse. E sotshmja ishte një mbledhje që filloi në normaliteti. Pati një farë nxitimi për t’i kaluar sa më shpejt, por mendoj se deputetët e mazhoancës dhe opozitës ranë dakord që komisioni të ketë gjithë kohën e nevojshëm për të diskutuar mbi pikat e paraqitura. Komisioni kishte 30 kohë për t’u mbledhur, por kjo gjë u bë e mundur ditën e sotme, pra shpejt. Për momentin PD ndodhet në një situatë të vështirë, sidomos pas zgjedhjeve të 27 qershorit, organizoi protestën e janarit, dhe nuk mundi të mbajë frymën e saj. Tashmë ka edhe akuzat për financimin rus, dhe ndaj kërkoi që sa më shpejt të mblidhej ky komision”, u shpreh Qefalia.

Teksa theksoi se Komisioni duhet të merret me fenomenin, dhe jo me individin, deputeti socialist theksoi se duke qenë se rasti “Tahiri” është nën hetim, nukl duhet ndërhyrë në punën e Prokurorisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rasti “Tahiri” është nën hetim nga Prokuroria. Me gjithë këmbënguljen e vazhdueshme të PD për të ngritur këtë komision, duhet të themi se ka qenë edhe dakordësia e mazhorancës ajo që ka bërë të mundur ngritjen sa më shpejt të tij. Është me rëndësi të diskutohet fenomeni i kultivimit dhe të trafikimit të drogës. Është një fenomen që nuk lindi në kohën e PS, por ka qenë vullneti i kësaj mazhorancë për ta luftuar fenomenin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioni duhet të merret me fenomenin, jo me individin. Le ta lëmë prokurorinë të kryejë punën e saj. Mos të ndërhyjmë ne te organi i akuzës”, u shpreh deputeti socialist.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?