Komiteti Kombëtar i Sigurisë, Rama: Deri tani asnjë rast me virusin kinez
Kryeministri, Edi Rama duke folur në Komitetin Kombëtar të Sigurisë, deklaroi se, Shqipëria është përgatitur për të përballuar dhe parandaluar coronavirusin në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Rama duke iu referuar dhe OBSH, tha se “infodemia”, lajmet që përhapin panik për virusin ka prekur mbarë botën si dhe Shqipërinë. “Deri sot, tani që flasin në Shqipëri nuk kemi asnjë rast të konfimruar me coronavirus. Deri tani janë testuar, 17 raste të dyshuara që kanë rezultuar të gjitha negative”.
KOHA JONË SONDAZH

