Komiteti nuk ndryshon masat anti-covid: Shifrat e të prekurve dhe viktimave kanë rënë

Është mbledhur këtë të mërkurë Kominiteti Teknik i Ekspertëve, në lidhje me ecurinë e Covid-19 në Shqipëri. Edhe këtë herë Komiteti vendosi për të mos i ndryshuar masat anti-covid, kjo edhe për dy javët e ardhshme. Në fjalën e saj, zv/ministrja e Shëndetësisë dhe kryetare e këtij Komuniteti, Mira Rakacolli, tha se një nga arritjet më të mëdha ka qenë fushata e vaksinimit, pra zhvillimi me sukses i vaksinimit masiv.

”Mendojmë që masat e propozuara nga Komiteti kanë qenë efikase dhe i gjithë ky rezultat vjen si bashkëpunim i një pjese të qytetarëve të atyre masave që nuk jemi lodhur asnjëherë së përmenduri. Një nga arritjet më të mëdha ka qenë fushata e vaksinimit, pra zhvillimi me sukses i vaksinimit masiv. Doja të theksoja që Shqipëria në 10 ditëshin e fundit ka zënë vendin e parë në rajon sa i përket ritmit të vaksinimit. Pavarësisht arritjeve situata nuk është aty ku ne duhet të jemi dhe mendohet që masat të mbeten në të njëjtin nivel si më parë. Pra asnjë ndryshim masash”.

Masat që mbeten në fuqi:

-Vendi do të mbyllet gjatë fashës 20:00-06:00.
-Qytetarët nuk lejohet që të lëvizin gjatë kësaj fashe orare.
-Përjashtim bëjnë rastet e emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune. Në rastin e fundit duhet të keni lejen e posaçme.
-Gjatë kësaj faze orare nuk lejohet aktiviteti i bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit. Përjashtim bëjnë shërbimet delivery.
-Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë vijojnë online përveç maturantëve.
-Universitetet do të vijojnë me mësimin online.
-Fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara.

Në fjalën e saj, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se janë ulur rastet e reja dhe numri i vdekjeve. “Ka disa indikatorë, incidenca 2 javore ka pësuar rënie, në 179. Pozitiviteti i mostrës është ulur këtë e monitorojmë edhe nëpërmjet numrit. Nga 322 në 142 raste të reja. Numri total i rasteve aktive ka rënë. Nga ana tjetër vëmë re se ka një rritje të numri të bashkive të vogla të prekura, nga 32 në 38. Me prekje dhe infeksion më të lartë te femrat dhe me humbje jete më të lartë te meshkujt. Kemi humbje të jetëve. Totali i vdekjeve në raport me rastet pozitive. Shpërndarja e vaksinës bëhet sipas të gjitha kushteve. Zbatimi i masave është një gjë e domosdoshme”, tha ajo.

Brataj: Vihet re se numri i vizitave për Covid ka rënë por me një ndryshim të vogël ku numri i vizitave për Covid në banesë në Tiranë dhe qarqet e tjera thuajse është barazuar. Tani kemi një rritje të vogël në qytete të tjera. Edhe numri i shtrirjeve është më i ulët. Listës së qyteteve i janë shtuar 3-4 fshatra të tjera. Përhapja tregon se edhe zonat e largëta po preken nga Covidi. Ndonëse indikatorët janë në rënie, na tregon se duhet të jemi më të kujdesshëm. Të gjitha partitë politike të kenë parasysh zbatimin e rregullave.

Kola: Në moshat pediatrike janë raste që na bëjnë të sjellim informacione mjaft pozitive dhe optimiste. Trend ii rasteve po ulet nga dita në ditë, të shtruarit në spital janë zvogëluar dhe në rastet e moshës fëminore nuk kemi komplikacione dhe fatalitete. Urojmë të vazhdojë ky trend.

SHKARKO APP