Komiteti Teknik i Ekspertëve: Dozë e katërt vaksinimi + 60 vjeç. Hiqen të gjitha masat anticovid
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka zhvilluar mbledhjen e sotme lidhur me situatën epidemiologjike në vend.
Mira Rakacolli në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve njoftoi heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave dhe lejimin e muzikës pas orës 23:00 si dhe klubet e natës.
Gjithashtu u vendos që nga data 1 maj çdo qytetar do të hyjë në Shqipëri pa certifikatë vaksinimi, pra nuk do të kërkohet më Green Pass për lëvizjen e qytetarëve, por vetëm test.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka rekomanduar edhe vaksinimin me dozë të katërt për personat mbi 60 vjeç, që do të aplikohet 4 muaj pas aplikimit të dozës së tretë.
“Duke u nisur nga analiza e këtyre treguesve epidemiologjik, Komiteti Teknik i ekspertëve vendosi këto rekomandime. Bazuar në rekomandimin e ekspertëve të vaksinimit, vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 16 vjeç dhe të atyre me sistem imunitar të kompromentuar. Heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave por rekomandon fuqishëm mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura ose të paajrosura mirë. Lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës, heqjen e detyrimit për të paraqitur dokument vaksinimi për SARSCOV 2, dokument të testimit negativ për SARSCOV 2, apo certifikatë të shërimit nga ky infeksion, për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare duke filluar nga data 1 maj e këtij viti. Komiteti i Ekspertëve do monitorojë situatën dhe këto masa do vlerësohen në dinamikë. Do ndryshojnë sipas nivelit të riskut. Të nderuar qytetarë, pavarësisht nga situata epidemiologjike, pandemia nuk ka mbaruar. Ekziston rreziku i infeksioneve” – tha Rakacolli.
KOHA JONË SONDAZH

