Komiteti Teknik i Ekspertëve: Kjo javë vendimtare, nëse do të ketë masa shtesë (VIDEO)

Komiteti Teknik i Ekspertëve, si çdo javë edhe këtë të mërkurë doli në një komunikim për mediat, kjo për të raportuar situatën e deritanishme. Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se java në vijim është një javë e rëndësishme për vlerësimin epidemilogjik në lidhje me treguesit dhe pastaj në bazë të shifrave do të vlerësohet efikasiteti i masave dhe në gjykimin se si do të vazhdojë gjendja.

Drejtoresha e Përgjithshme i Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka bërë një rezyme të situatës në javën që lamë pas. Ajo u shpreh se në Shqipëri incidenca është 356 raste për 100 mijë banorë. Sipas saj kjo shifër mbetet më e ulët nga të vendet e rajonit që është 848 raste për 100 mijë banorë dhe me e ulët se vendet e BE-së që e kanë 510 raste për 100 mijë banorë.

”Në prefekturat me incidencë më të lartë vijon të jetë Tirana, e ndjekur Gjirokastra dhe Lezha. Vihet re një qëndrueshmëri në spitalet Covid, por ka një rritje të lehtë të personave që kanë nevojë për terapisë intensive. Përqindja e humbjeve të jetës vijon të jetë 2.1 përqind”,-tha ajo.

Ndalur tek vaksina anti-covid, në një kohë kur shtete si Britania e Madhe ka nisur aplikimin e saj, Rakacolli tha se Shqipëria është në dritaren e parë, si pjesë e marrëveshjes COVAX, që do të thotë do e marrë këtë vaksinë sapo të dalë në treg. Rakacolloi vlerësoi përpjekjet e qeverisë, sipas së cilës jo të gjitha shtetet janë në “rresht të parë” për marrjen e vaksinës.

Të pyetur për numrin e vdekjeve që ndryshon nga raportimi i Bashkive dhe ai i raportimit të Ministrisë së Shëndetësisë, sipas zv/ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, bilanci bëhet në fund të luftës. “Raportohen të gjitha ato raste të cilat strukturat tona shëndetësore i kualifikojnë si raste vdekje nga Covid-19 dhe këtu nuk ka absolutisht as edhe një lloj fshehje. Nuk mund të ketë një paralelizëm të numrit të agjencive funerale dhe të numrit të strukturave të shëndetësisë sepse mund të ketë ndryshime. Jemi në mes të një lufte dhe zakonisht bilancet nuk bëhen në mes por në fund”,-sqaroi Rakacolli. Nuk ka një raportim nga Ministria e Shëndetësisë për shtetasit shqiptar që humbin jetën nga Covid-19 jashtë kufijve por çregjistrohen nga regjistri kombëtar i gjendjes civile.

SHKARKO APP