Komiteti Teknik: Omicron konfirmohet në Shqipëri, por varianti mbizotërues është Delta

Komiteti Teknik i Ekspertëve konfirmon se në Shqipëri ka mbërritur varianti Omicron i Covid-19. Kanë ardhur përgjigjet e mostrave të dërguara në laboratorin e referencës në Gjermani dhe janë konfirmuar dy raste me Omicron në vend.

“Është konfirmuar varianti Omicron në Shqipëri nga laboratori në Gjermani. Megjithatë në Shqipëri vazhdon të mbizotërojë Delta”, tha Mira Rakacolli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?