Kompania fiton projektin, ushqimet ndahen me listë dhe në emër të Erion Braçes
Një denoncim është bërë për ndihmat që shpërndan Bashkia Divjakë, ku thuhet se listën e përcakton bashkia dhe se njerzëve u thuhet se ushqimet vijnë nga zv/kryeministri Erion Braçe, kur në fakt është një kompani e cila ka fituar këtë projekt.
Denoncimi i plotë
Shtëpisë së kulturës Divjakë. Furgoni targën e të cilit nuk e kam fiksuar (per momentin) është në pronësi të Anduel Mbrici, nga Berati pronar i kompanisë CEC Grup, aktualisht fituese dhe zbatuese e një projekti sistemi urban në vlerën 1.4 milion euro. Furgoni çdo ditë të mërkurë, gjatë muajit janar sjell ushqime (vaj, sheqer, oriz, makarona, miell etj) foto realizuar më datë 08.01.2020. Furgoni shoqërohet nga punonjësit e policisë së shtetit dhe policisë bashkiake. Ushqimet magazinohen brenda ambjenteve të sallës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak. Ushqimet paketohen nga disa punonjes te bashkese…ne kuti/pako.
Mbas paketimit keto ushqime shperndahen tek individ e familje te bashkise divjake, familje ne nevoje dhe familje te perzgjedhura nga punonjesit e bashkise. Shperndarja e ushqimeve kryet cdo dite te enjte ne divjake, e sipas nje grafiku per cdo dite ne njesit administrative.
Me organizimin e kesaj veprimtarie merret Punonjesja e Bashkise Divjake Irena Ruci (Tashi) me detyre pergjegjese e zyres se perkrahjes sociale dhe punonjesja Bruna Ndini (Gixho). Individeve u shpjegohet se ndihmat i sjell deputeri Erjon Brace.
https://streamable.com/e7n7p6