Kompania gjermane Dekra-Biznes Albania kualifikuan menaxherët e parë të lartë në sektorin e Hoteleri Turizmit.

Pas kualifikimit të rreth 350 infermirëve, Akademia Gjermane Dekra mbylli ciklin e kualifikimit edhe për menaxherët e parë të lartë të sektorit të hoteleri turizmit me nxënësit e Shkollave Profesionale në Durrës. Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave, dhënë nga kjo Kompani Gjermane dhe Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ministri Blendi Klosi theksoi emigracioni i paligjshëm në vendet e BE-së është me zero mundësi punësimi në këto vende. Mënyra e vetme deklaroi ministri Klosi, është kualifikimi. Ai vuri theksin tek arsimi dhe formimi profesional si mundësi të sigurta për punësim në tregun shqiptar dhe atë europian.

Fjala e ministrit Klosi

Klosi : – Debatin e hapur në Shqipëri që ka vende pune dhe duhen profesionistë, tani e kanë përqafuar dhe e mbështesin shumë aktorë dhe faktorë në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eshtë një situatë që na bën të mendohemi thellë për atë cka kemi bërë në 25 vjetë me edukimin profesional. Ka qënë një katastrofë që Shqipëria harroi edukimin profesional dhe zanatin e vërtetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Profesioni është çelësi i suksesit që hap rrugën e punësimit të denjë, qoftë në vendin tonë siç janë menaxherët që do të marrin certifikatën për të qënë të superpaguar në tregun shqiptar, për të bërë një jetë fare normale në një realitet shqiptar që ka nevojë për shumë e shumë njerëz të kualifikuar si ju të parët që po merrni këto certifikata, por po ashtu edhe për të bërë të qartë që emigracioni  i paligjshëm është me zero mundësi për të gjetur punë apo për vijuar jetën e rregull në vendet e Europës.

Edukimi, zeja, profesioni, diploma zanati, është mundësia e vetme për emigrim të rregullt, të një jete të denjë, të një pune të denjë, nëpërmjet një page të denjë. Prandaj arsimi profesional vijon të mbetet për ne, për qeverinë shqiptare, për ministrinë e Mirëqënies Sociale çelësi i suksesit të një reforme të thellë që po bëjmë në fushën e punësimit.

Klosi –  Prandaj ne po përpiqemi që këtë model ta transformojmë në të gjitha shkollat e arsimit profesional, që kurset profesionale të vijnë sipas kërkesave të biznesit. Të mos kemi kurse për kurse, por të kemi kurse për profesione që kërkohen në treg. Kjo do të jetë e ardhmja e arsimit profesional në Shqipëri dhe ajo cfarë po mësojmë nga kualifikimi me DEKREN sot është e ardhmja e sistemit dual, që jemi mësuar ta quajmë sistem dual gjerman, por le ta quajmë sistemi dual shqiptar. Shembulli është fare i qartë, biznesi trajnon vetë ata që do të punësojë kur të mbarojnë këtë periudhë kualifikimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?