“Komplot ballkanik në dëm të shqiptarëve”. Çollaku: Për ndarjen e Kosovës u paguan shumë para…
Anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku reagon pas denoncimit që Richard Grenell i bëri komplotit ballkanik në dëm të interesave shqiptare.
Përmes një postimi në Facebook, plani për ndarjen e Kosovës ka ekzistuar, madje është mbështetur në nivelet më të larta në Shtëpinë e Bardhë, (këshilltari i sigurisë kombëtare John Bolton).
“Për këtë plan janë paguar shumë para”, shton Çollaku në postimin e tij.
Postimi i plotë i Çollakut:
“Per Ndarjen e Kosoves u paguan shume para,kush pagoi e kush perfitoi??? Grenell denoncoi nje skandal te permasave nderkombetare, nje komplot ballkanik ne dem te interesave shqiptare.
Në një version me te plote te intervistes se ambasadorit Grenell (ne pjesen e fundit te saj video 1) përvecse denoncohet fakti se ideja e projekti per Ndarjen e Kosoves ka qene politike personale e John Bolton…theksohet dhe fakti se kjo ide eshte lobuar fort dhe per te cilen ai (Bolton) ka dashur te fitoje shume para.
Zbulumi i ketij fakti nga i derguari special i presidentit Trump eksopzon dy fakte.
*E para, plani per Ndarje ka ekzistuar e ka qene serioz madje i mbeshtetur ne nivelet me te larta te Shtepise te Bardhe (keshilltari i sigurise kombetare Bolton). Ata qe mohonin apo benin sikur mohonin ekzistencen e planit sot duhet te heshtin.
* E dyta,per kete plan jane paguar shume para.
Ne hapsiren shqiptare ne Prishtine e Tirane pati zyrtare te larte,politikane analiste qe u rreshtuan ne mbeshtetje te ketij plani. (video 3)
Keta duhet te hetohen. Denoncimi i Grenell vendos nen akuze per konspiracion kunder interesave kombetare dhe per perfitime financiare e politike kedo u rreshtua,publikisht apo fshehur ne mbeshtetje te ketij plani.
Ne SHBA,ka filluar nje proces hetimor e gjyqesor kunder Bolton.
Prokurorite e institucionet e Shqiperise dhe Kosoves eshte koha te hetojne,nje nder skandalet me te medha te historise tone kombetare”.