Kompromisi për amnistinë nesër merr votat në Kuvend, përfitojnë 700 të burgosur dhe 2 mijë në shërbim prove
Pas uljes së kaosit, kompromisi për të miratuar amnistinë penale të enjten në Parlament është gjetur. Përjashtimi i zyrtarëve të lartë që janë hetuar nga SPAK dhe falja e protestuesve opozitarë pa dallim janë dy pika për të cilat është negociuar dhe është arritur dakordësia.
24 katër orë para seancës planerë grupi më i madh demokrat i kontrolluar nga Sali Berisha bëri publik amendamentin që i hap rrugë bashkimit të votave me socialistët. Rithemelimi kërkon që të vendoset një klauzolë ligjore që nga Amnistia, qoftë në falje apo ulje dënimi, të mos përfitojë asnjë person që është dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Demokratët janë kujdesur gjithashtu që të ketë falje për të gjithë protestuesit që kanë marrë pjesë në tubime te paligjshme, qofshin ata të Lulzim Bashës apo të Sali Berishës. Për të shpëtuar edhe ata që hodhën molotov në protestën e 20 shkurtit është kërkuar shtrirje në kohë amnistisë, duke vendosur si afat datën 31 marsin 2024.