Komunikim i hapur me shqiptarët, Ambasadori Donald Lu përgjigjet në Facebook
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri bën me dije në një njoftim në faqen e Facebook se të premten, më 3 prill 2015, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, do t’u përgjigjet pyetjeve në bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë “Pyet Ambasadorin” në Facebook.
“Doni të dini më shumë mbi përshtypjet e tija të para mbi Shqipërinë, njerëzit apo qytetet që ka vizituar? Atëherë bashkohuni me ne të premten dhe do të keni mundësinë që të pyesni Ambasadorin Lu”, thuhet në njoftimin e postuar në faqen Ambasadës amerikane në Facebook.