Komunistët nuk lejohen të bëjnë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve
Ndryshe nga herët e tjera, komunistët nuk u lejuan të bëjnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Policia nuk i lejoi të futen në varreza, pa dhënë shpjegime. Prej dy vjetësh komunistët janë shfaqur në aktivitete të ndyshme të organizuara nga qeveria Rama dhe kanë shpalosur edhe portretet e diktatorit Enver Hoxha, siç ndodhi 5 majin e shkuar apo në ceremoni të ndryshme për 70 –vjetorin e çlirimit. Për këtë arsye kryeministri Rama dhe disa ministra të qeverisë së tij morën kritika të forta jo vetëm nga opozita dhe opinioni publik, por edhe nga disa ambasada të huaja. Duket se për të evituar një tjetër reagim të selive diplomatike, çka do ta dëmtonte politikisht në prag të fushatës elektorale, Rama ka vendosur të ndryshojë taktikë në raportin e tij me komunistët.