Komunistët: Votuam që qeveria të fuste në burg të korruptuarit, jo qytetarët që s’kanë lekë për energjinë

Komunistët kanë reaguar ashpër ndaj qeverisë së majtë, në lidhje me arrestimet për ata që vjedhin energjinë elektrike.

Kreu i Frontit të Majtë, Marko Dajti, thotë se komunistët votuan për këtë qeveri që të fustë politikanët dhe biznesmenët e korruptuar në burg, dhe jo qytetarët që nuk kanë lekë për të paguar energjinë elektrike.

“Ne, të majtët shqiptarë, i kemi premtuar elektoratit se do të vëmë në vend padrejtësitë e bëra nga qeverisja e mëparshme dhe do të ndëshkojmë pa mëshirë gjithë ata politikanë apo biznesmenë që kanë abuzuar me pasurinë e popullit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne i premtuam elektoratit shqiptar se do të ulim çmimin e energjisë elektrike. Por premtimet u tradhtuan. Askush nuk u ndëshkua, ndërsa sot qeveria jonë kuislinge ka ngritur çmimin e energjisë elektrike dhe po përhap terror anembanë vendit, duke futur dorën në xhepat e qytetarëve për t’u marrë forcërisht paratë për llogari të CEZ-it, një kompanie hajdute që kishte ardhur në Shqipëri për të grabitur popullin shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mijëra qytetarë kanë sot në duar librezat që vërtetojnë se kanë paguar rregullisht faturat, por rezulton se ato para janë vjedhur paturpësisht nga vetë kompania, duke falsifikuar gjithë dokumentacionin. Por për hajdutët ende nuk është marrë asnjë masë, ndërsa qytetarët e ndershëm përfundojnë në burg.

Për më tepër, qeveria e Edi Ramës, i fali 95 milionë euro hajdutëve të CEZ-it, një marrëzi e paparë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Hajdutët falen, të ndershmit burgosen’,thuhet në një deklaratë të bërë nga kreu i Fronti të Majtë, Marko Dajti.

Ai ka thënë se nëse kjo qeveri nuk ndryshon rrugë, komunistët do të dalin në protesta për ta rrëzuar atë.

Zotërinj barbarë, pasardhës të kusarëve! Energjia elektrike është një pasuri kombëtare e ndërtuar nga vetë populli shqiptar me gjak e djersë, pa marrë asnjë qindarkë borxh të huajve.

Kjo pasuri është e popullit dhe jo e juaja dhe është e vetmja pasuri ku populli mund të kompensohet për djersën që ka derdhur për 50 vjet me radhë. Dhe për t’i dhënë sadopak nga kjo pasuri këtij populli, minimumi do të ishte të ulej çmimi i energjisë dhe ai të ishte simbolik.

Fronti i Majtë i bën thirrje popullit shqiptar të bashkohet rreth atyre që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike për shkak të varfërisë ku e ka futur Shqipërinë politika shqiptare dhe të demaskojnë me forcë pafytyrësinë e kësaj qeverie që po i çon njerëzit e pafajshëm në vetëvrasje, po rrit dita-ditës kriminalitetin për shkak të varfërisë dhe po thellon pabarazinë shoqërore.

Të futësh në burg njerëz për mospagim të energjisë elektrike, të futësh në burg qytetarë se kanë vjedhur pesë kile skrap siç ka ndodhur rëndom, është marrëzi dhe paturpësi, në një kohë që pushtetarët tanë martohen nëpër kështjella. Varfëria nuk është krim.

Nëse qeveria nuk tërhiqet nga ky akt i paprecedent, ne do t’u bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të ndershëm, pa asnjë dallim, të refuzojnë në mënyrë kolektive pagesën e faturave të energjisë elektrike si akti i parë i mosbindjes civile, si deklaratë për fillimin e një beteje për të rrëzuar këtë qeveri edhe më të papërgjegjshme se ajo që rrëzuam më 23 qershor”, thotë Dajti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?