Komunitetet fetare duan të hapin objektet e kultit/Rama: Ja data kur do kemi hapa konkret
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama bashkëbisedoi me përfaqësuesit e lartë të klerit shqiptar. Ata i kanë kërkuar Ramës që të hapin objektet e kultit pasi sipas tyre tashmë me nisjen e hapjes graduale të Shqipërisë pas masave kundër Covid-19 ka ardhur koha që të hapen edhe xhamitë, kishat, teqetë dhe objektet e tjera të kultit.
”Ju falenderoj se ajo që keni bërë është fantastike. Për sa i përket shqetësimit tuaj unë bashkohem me ju se në kuadrin e masave për lehtësimin e ndërveprimeve dhe jetës së përditshme hap pas hapi është e nevojshme që të adresojmë edhe situatën. Të lehtësojmë pengesat e mëdha të ushtrimit të veprimtarisë por nga ana tjetër duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta bëjmë këtë gjë në mënyrë graduale dhe jo të menjëhershme. Kjo kërkon një konsultim me ju se praktikat janë të ndryshme. Brenda një kalendari javor apo mujor keni praktika që nuk janë njësoj. Kam kërkuar që grupi i punës që është i përbërë nga ekspertë të fushës dhe komiteti i ekspertëve të mundësojë”,-tha Edi Rama.
Kryepeshkopi Anastas është shprehur se kërkesa vjen me sugjerime ku të shmangen takimet mes besimtarëve. ”Kërkesa jonë është të kemi vendet e adhurimit. Të na jepni drejtimet për këtë gjë. Duke mbajtur distancën siç është thënë dhe duke shmangur takimet dhe puthjet apo diçka tjetër. Vendet e adhurimit japin shpresë dhe duhet tu japim njerëzve këtë mundësi. Përsëris duke respektuar rregullat që janë dhënë deri tani. Është e qartë se këto ditë komunitete fetare kanë dhënë shenjë përgjegjshmërie dhe ne jemi gati të vazhdojmë këtë. Në solidaritet me vendin”,-tha Kryepiskopi Anastas.
Kurse përfaqësuesi i komunitetit mysliman në vend, Bujar Spahiu është shprehur se e kanë shtruar këtë kërkesë që të diskutohet mundësia për kryerjen sadopak të lutjeve për besimtarët. ”Shpresoj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt. Siç dihet në kuadër të hapjes graduale që po merr vendi në këtë kontekst kërkuam këta takim për të qenë në rregull për hapjen graduale të objekteve të kultit gjithmonë duke respektuar rregulloren. Që të diskutojmë këtë çështje dhe mundësinë që ne të kryejmë sadopak praktikën e lutjes në objektin e kultit”.