Komuniteti i gazetarëve solidaritet me zëdhënësin e Metës: Tedi Blushi gazetar e qytetar model, stop sulmeve ndaj tij

Komuniteti i gazetarëve është solidarizuar me zëdhënësin e Presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi, ndaj deklaratave të Këshilltarit për Mediat në Kryeministri, Endri Fuga. Anila Basha, nënkryetarja e Unionit të gazetarëve, e cila për një kohë të gjatë ka qenë kryeredaktorja e Gazetës Shqiptare, dikur në pronësi të Carlo Bollinos. Desada Metaj, ish-kryeredaktorja e Opinion. Erlis Cela, ish-redaktor politik, profesor i komunikimit publik i kanë thënë STOP këtyre sulmeve të paprecedenta.

Reagimi i Anila Bashës: 

A. Basha: Kam punuar gjatë me Tedi Blushi. Kur isha kryeredaktore e ai gazetar. E konfirmoj zyrtarisht përsa e njoh se Tedi nuk vret dot një mizë, jo të kërcenojë dikë. I bëni “stop” këtyre sulmeve të paprecedenta mes atyre që e konsiderojnë vërtetë titullin e gazetarit. Kjo nuk i shërben komunitetit tonë, i shërben veç zyrtarëve të veshur me kollare e pushtet 😀

PS: Unë dhe Tedi në një prej udhëtimeve tona të punës në Beograd

Disa nga gazetarë që janë solidarizuar me zëdhënësin e Presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi:

Rezarta Delisula, ish-zv.kryeredaktore e Gazeta Shqiptare,
Edi Oga, gazetar i mirenjohur, producent dhe drejtues i suksesshem i shume emisioneve te shquara televizive
Eglantina Alliaj, gazetare e shquar e Gazeta Shqiptare dhe News 24
Engjell Musai, kryeredaktor i Gazeta Telegraf,
Nertila Spiri, ish-redaktore e News 24, aktualisht shefe e politikes ne Fax News,
Alvi Bajramaj, gazetar i njohur i ceshtjeve sociale,
Gjergji Thanasi, gazetar i mirenjohur investigativ,
Fejzi Braushi, gazetar i mirenjohur i politikes,
Elena Kocaqi, analiste politike,
Vilma Masha, gazetare e mirenjohur sportive,
Rajmonda Lajthia, gazetare e njohur e politikes
Albana Cakshiri, gazetare prej me shume se dy dekadash,

 

SHKARKO APP