”Komuniteti Politik Europian”, Rama nis një tur diplomatik me Macron për konkretizimin e idesë

”Ideja e komunitetit është një ide e vjetër, ndoshta dhe sa vetë Europa”, ka thënë dikur kryeministri shqiptar Edi Rama. Kreu i qeverisë pritet që të nisë javën e ardhshme një tur diplomatik në mbështetje të konkretizimit të idesë për Komunitetin Politik Evropian.

Të martën dhe të mërkurën Rama do të jetë në kryeqytetin sllovak, Bratislava dhe më pas në atë Moldav, Kishinau, së bashku me presidentin francez, Macron ku do të parashtrojë idetë e tij për të ardhmen e Evropës.

Pritet që viti 2030 të përcaktohet si afati përfundimtar ku Shqipëria dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare me të drejta të plota të BE-së. Në Moldavi do të mbahet samiti i dytë i kësaj iniciative të ndërmarrë nga presidenti francez pas atij të mbajtur në kryeqytetin çek, Pragë.

Brukseli ka sugjeruar lejimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të negociojnë rrugën e tyre drejt BE-së pjesë-pjesë, duke u mundësuar atyre të fitojnë nëpërmjet reformave të dukshme, akses të ndarë në tregjet dhe institucionet evropiane.

SHKARKO APP