Koncensioni i aeroportit “Nënë Tereza”/ Meta: U bë brenda një dite dhe larg syve të publikut. Ministret nuk raportuan tek Presidenti

Presidenti Ilir Meta ktheu sot ligjin, që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet, në shkelje flagrante të ligjit dhe të Kushtetutës. Në një deklaratë për mediat Presidentit tha se marrëveshja u bë brenda një dite dhe pa asnjë transparencë.

“Është e qartë se me çfarë qëllimi qeveria ka shtyrë këtë koncension me 13 vite, kur ende duhen gjashtë vite që të mbarojë e para. Kontrata nuk është bërë publike. Qeverisë iu desh vetëm një ditë për ta miratuar. Kontrata e fshehtë koncensionare u bë larg syve të publikut. Pr/ligji nuk ishte me proces të përshpejtuar. Me çfarë urgjence ka vepruar qeveria dhe Kuvendi? Ligji për aeroportin “Nënë Tereza” është anti-Kushtetues. Procedura e ndjekjes dhe zgjatja e kontratës është bërë pa garë. Më duhet të pyes edhe njëherë ministren e Financave dhe atë të Infrastrukturës,që janë përpjekur të mos bashkëpunojnë në këtë lloj afere. Zonja ministre të nderuara, kur e keni zhvilluar këtë lloj marrëveshjeje? Ku e keni konsultuar këtë draft me ministritë e tjera? U mbajt e fshehtë. Të shkosh në Kamëz dhe të kthehesh nga Kamza, do të paktën dy orë. Kur e përgatitët dosje ju? Si arritët ta bënit këtë gjë brenda një dite…? Si?”,- tha kreu i shtetit.

SHKARKO APP