Konçensioni i parkimeve tek Tajvani, opozita akuzoi se i jepet klientëve të qeverisë

 

Parkimi nëntokësor i  Parkut Rina, një ndër projektet më stategjike të bashkisë së Tiranës, do të jepet me koncesion për 30 vjet. Vendimi i këshillit bashkiak u miratua vetëm më votat e mazhorancës, pas kundërshtimit  të ashpër të opozitës me heret qe argumentoi se ky koncesion favorizon klientë të qeverisë. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak , tha se nevoja për parkime është emergjente.

"Ne të kemi paralelisht me punën shesh edhe punën te Parku Rinia për një parkim nëntokësor, i cili pas investimit kthehet në shesh dhe ka vetëm një hyrje dhe dalje për makinat. Ky rikonfirmim nga këshilli është i nevojshëm sidomos kur kemi arritur të negociojmë edhe një ofertë më të mirë sesa ishte rezultati i koncesionit, pra nga 10% e fitimit bashkia merr 15% dhe në vend që të kthehet ky investim për bashkinë në 35 vjet, do të kthehet për 30 vjet" tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koncesioni i parkimit nëntokësor ishte një nga pikat e para në axhendën e mbledhjes, por Këshilli Bashkiak vendosi ta shtyjë në fund me argumentin se pritoritet nga këshilltarët duhet ti jepej buxhetit dhe paketës fiskale. Në një intervistë për Ora Neës, këshilltari demokrat Akil Kraja tha se nuk ka perse te jepet  një koncesion kur sapo është krijuar agjensia e parkimeve. Gjithashtu këshilltari i djathtë thotë se komisioni i vlerësimit të ofertave në ministrinë e Ekonomisë nuk ka hapur dritën jeshile për këtë projekt.

Swiss Digital Mobile Reklama

"Një projekt disa miliona eurosh të cilat ne nuk i kuptojmë arsyet se pse po i bëjmë me koncesion në një kohë kur para një muaji u krijua agjencia e Tirana Parking. Atëhere nëse ne jemi duke krijuar agjenci njëra pas tjetrës pse po i japim me koncesion parkingjet e Tiranës. Koncesion i cili ka edhe dyshime në bazën juridike. Komisioni i Miratimit të Ministrisë së Ekonomisë nuk ka dhë një dritë jeshile për këtë koncesion. Pra do të thotë që ka një boshllëk i cili duhet mbushur" u shpreh Akil Kraja.

LSI, një nga aletatë e shumicës në këshilli shprehet pro këtij vendim. Kreu i grupit të LSI Prof.Shezai Rrokaj tha se për këtë projekt janë ulur vitet e koncesionarit me 5 vite. Pra nga 35 i parashikuar gjatë mandatit të Ramës, koncesioni do të jepet për 30 vite. Gjithashtu është rritur % e fitimit të bashkisë nga 10% në 15%.

"Jemi të hapur për politikën e koncesioneve, natyrishit këtu në bashki japim vetëm një leje madje ne rriregullojmë një vendim që është marrë që në 2004 dhe aty do të miratojmë të drejtën qe kemi të bëjmë me të dhënien e lejës, tarifat dhe kohëzgjatjen" tha Shezai Rrokaj.

Parkimi nëntokësor në  Parkun Rinia do të ketë një kapacitet prej 1000 vend parkimesh, në të do të aplikohen tarifa 100 lekë për orën e parë të qëndrimit dhe zbritje të cmimit për orën e dytë apo të tretë të qëndrimit. Mbetet e paqartë se sa do të jetë sipërfaqja që do të përdoret për parkim dhe afatet kohore të këtij projektit. Ideja e një parkim nëntokësor në këtë hapësirë nuk artikulohet për herë të parë në këtë vit nga kryetari Veliaj në deklartën e 28 nëntorit.

Një vendim i tilli ka kaluar në këshill në vitin 2009 në kohën kur bashkia drejtohej nga Edi Rama. Rikthimi në këshilli bashkiak është jo vetëm për riaktivizimin e këtij projekti por ndryshimet e viteve të koncesionimit dhe të % të fitimit të bashkisë/ Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?