Koncerte në disa qytete, ekipet e urgjencës në gatishmëri
Në pritje të një nisjeje të re, qytetarët këtë paradite ishin duke bërë përgatitjet e fundit për darkën e ndërrimit të viteve.
Atmosfera e festës ndihet, ndërsa qytetet kanë marrë një tjetër pamje, më të ndriçuar, e më të zhurmshme. Në Shkodër, në Korçë e Durrës duket se cdo gjë është gati për mbrëmjen.
Edhe strukturat spitalore kanë bërë planifikimet, për të mos munguar shërbimi. Nëndrejtori i i spitalit në Durrës, Genti Kavaja tregon të gjitha masat që ka marrë për të përballuar çdo stiuatë nevoje.
Në mbrëmje, kur të gjitha dritat do të jenë të ndezura, qytetarët do të mund të shijojnë dhe spektaklin e fishekzjarreve, në mesnatë.