Koncerti ndez festat në Bulqizë, Rama poston videon nga atmosfera

Në qytetin e Bulqizës janë ndezur dritat e festës. Bashkia ka organizuar gjatë gjithë këtij muaji koncerte dhe aktivitete të ndryshme për fëmijët dhe qytetarët.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, pamje nga sheshi qendror i zbukuruar i Bulqizës ku qindra qytetarë kanë festuar nën tingujt e muzikës. E dekoruar me pemën e Krishtlindjeve dhe dritat shumëngjyrëshe, Bulqiza është gati për të pritur festat e fundvitit.

Përveç pemës së madhe të vendosur në qendër të qytetit, vezullimi i dritave shumëngjyrëshe dhe zbukurimet e ndryshme kanë krijuar tashmë atmosferë festive në këtë qytet. Dekori i këtij viti është shtrirë gjithashtu përtej qendrës, me dritat festive të vendosura në të gjitha hapësirat publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?